7.9 C
Zurich
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

I ndodhi e papritura Besnik Hasit në Belgjikë

Duhet ti lexosh

Humbja në “Clasico” ndaj Standard Liège rezultoi fatale për Besnik Hasin. Klubi i Anderlechtit njoftoi të dielën në mbrëmje se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin shqiptar, ndërsa ndihmësi i tij, Edward Still, do të marrë përkohësisht drejtimin e skuadrës së parë.

RSC Anderlecht konfirmoi vendimin vetëm disa orë pas humbjes 2:0 ndaj rivalit të përjetshëm Standard Liège.

“Klubi dëshiron ta falënderojë Besnik Hasin për angazhimin dhe përkushtimin e tij.

- Advertisement -

Edward Still do të drejtojë përkohësisht ekipin e parë deri në emërimin e trajnerit të ri”, thuhet në njoftimin e klubit, i cili aktualisht renditet në vendin e katërt në Jupiler Pro League.

Besnik Hasi (54 vjeç) ishte rikthyer në stolin e Anderlechtit në mars të vitit 2024, pas shkarkimit të David Hubert, duke nisur kështu mandatin e tij të dytë pas periudhës 2014–2016. Sezonin e kaluar, ai e udhëhoqi Anderlechtin drejt vendit të katërt në kampionat dhe arriti finalen e Kupës së Belgjikës, të cilën e humbi ndaj Club Brugge.

I konfirmuar në detyrë verën e kaluar, Hasi u shkarkua pas një serie rezultatesh negative, ku skuadra grumbulloi vetëm 5 pikë nga 21 të mundshme. Këtë sezon, ai regjistroi 15 fitore, 8 barazime dhe 9 humbje në 32 ndeshje në të gjitha garat.

- Advertisement -

Megjithatë, Anderlecht mbetet në vendin e katërt me 36 pikë, por ndjen presionin e Gentit, Charleroit dhe Mechelenit (të tre me nga 33 pikë). Në krye të renditjes, Union Saint-Gilloise kryeson me diferencë të madhe, ndërsa Club Brugge dhe Sint-Truiden janë përkatësisht 8 dhe 9 pikë para.

Anderlechti vazhdon garën në Kupë, ku të enjten (20:30) pret Antwerp-in në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

“Si lojtar dhe trajner, Hasi ka një lidhje të fortë me Anderlechtin. Ai e nisi karrierën e trajnerit në vitin 2014, pas pesë vitesh si ndihmës i Ariel Jacobs dhe John van den Brom, duke fituar titullin kampion po atë vit.

Pas largimit në 2016, ai drejtoi Legia Varshavën, Olympiacos, Al-Raed, Al-Ahli dhe Mechelen”, shkruan media belge “Le Soir”./K.G/BS

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme