1.7 C
Zurich
Sunday, February 1, 2026
spot_img
spot_img

Dy vjet përkushtim në Vatikan: Prof. Dr. Vehbi Miftari dhe afirmimi i Kosovës në Selinë e Shenjtë

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Siç raporton helveticALforum.ch, Prof. Dr. Vehbi Miftari sot shënon dy vjet në shërbim të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë / Vatikanit. Gjatë këtyre dy viteve, ai ka luajtur një rol kyç në konsolidimin e marrëdhënieve diplomatike, duke kontribuar në promovimin dhe afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Si Ambasador i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan, Prof. Dr. Miftari ka zhvilluar takime të shumta në Vatikan dhe Itali, duke u takuar me përfaqësues të lartë të Kishës Katolike dhe institucioneve të ndryshme ndërkombëtare. Ai ka prezantuar Kosovën si një shtet të ri, demokratik dhe të përkushtuar ndaj paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke nxjerrë në pah arritjet dhe sfidat e vendit tonë.

Një nga momentet më të rëndësishme të këtij misioni ka qenë bashkëbisedimi i Prof. Dr. Miftarit me Papën, gjatë të cilit u diskutuan çështje me interes të veçantë për Kosovën dhe zhvillimet rajonale. Takimet e tij kanë ndihmuar në forcimin e imazhit të Kosovës dhe në krijimin e një dialogu të hapur dhe konstruktiv me Vatikanin.

Përveç karrierës së tij akademike dhe kontributit si shkencëtar, Prof. Dr. Vehbi Miftari po përfaqëson Kosovën në mënyrën më të denjë në Selinë e Shenjtë, duke ndërtuar ura të besimit dhe bashkëpunimit. Gjatë këtyre dy viteve, angazhimi i tij ka pasur ndikim të dukshëm në konsolidimin e misionit diplomatik dhe në afirmimin e pozitës së Kosovës në një prej qendrave më të rëndësishme të diplomacisë botërore.

Ky dyvjeçar është një dëshmi e përkushtimit të Prof. Dr. Miftarit dhe një shembull i qartë i mënyrës se si diplomacia e Kosovës po zhvillohet dhe po fuqizohet në arenën ndërkombëtare, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme