POSTIMET E FUNDIT

Integrimi në BE, Pirdeni në Dialogun Politik në Romë

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë në Dialogun Politik në Romë, mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Në postimin e saj, ministrja theksoi se ky dialog shërbeu si një platformë për diskutime të thelluara mbi sfidat e procesit të negociatave, me fokus të veçantë në fushat e shtetit të së drejtës.

Pirdeni shprehu angazhimin e pandërprerë të Shqipërisë për të ruajtur ritmin e procesit të negociatave dhe për t’i qëndruar besnikë zotimit për mbylljen e negociatave në nivel teknik brenda vitit 2027.

“Sot në Romë, në Dialogun Politik mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian .Dialogu shërbeu si një platformë për diskutime të thelluara mbi sfidat e procesit të negociatave, me fokus të veçantë në fushat e shtetit të së drejtës .Theksova angazhimin e pandërprerë të Shqipërisë për të ruajtur ritmin e procesit të negociatave dhe për t’i qëndruar besnik zotimit për mbylljen e negociatave në nivel teknik brenda vitit 2027.” Shkrun ministrja ne rrjetet sociale, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB