2.2 C
Zurich
Thursday, January 29, 2026
spot_img
spot_img

Afatet dhe Procedurat për Kuvendin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra

Duhet ti lexosh

Komisioni Përgatitor i Kuvendit të Vatrës njofton degët, vatranët dhe publikun mbi afatet dhe veprimtarinë përgatitore të Kuvendit të Vatrës që zhvillohet në New York më 25 Prill 2026. 1. Deri në datë 1 Mars 2026 të gjitha degët të depozitojnë me postë në Selinë Qëndrore të Federatës Pan-shqiptare të Amerikës Vatra: Vatra – 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458 : a. Listën e Anëtarësisë, b. Listëpagesat e Anëtarësisë

2. Deri më datë 15 Mars 2026 Komisioni Përgatitor i Kuvendit verifikon anëtarësinë dhe pagesat dhe u kthen përgjigje Degëve të Vatrës mbi gjendjen e Anëtarësisë dhe Pagesave.

3. Nga data 1 Mars 2026 deri me datë 15 Mars 2026 Kandidatët që dëshirojnë të kandidojnë për Kryetar të Federatës Vatra të depozitojnë pranë Komisionit Përgatitor të Kuvendit: a.Platformën e kandidimit, b.Jetëshkrimin personal

4. Deri më datë 20 Mars 2026 Komisioni Përgatitor i Kuvendit verifikon kandidaturat për Kryetar të Vatrës dhe shpall zyrtarisht kandidatët zyrtar për Kryetar të Vatrës dhe hapjen e fushatës zgjedhore e cila përfundon më 20 Prill 2026.

5. Deri më datë 25 Mars 2026 degët e Vatrës depozitojnë pranë Komisionit Përgatitor të Kuvendit listën e delegatëve për Kuvendin e Vatrës.

6. Deri më 30 Mars 2026 Komisioni Përgatitor i Kuvendit verifikon Kredencialet e Delegatëve të propozuar, njofton degët dhe bën shpalljen zyrtare në gazetën Dielli emrat e të gjithë delegatëve të Kuvendit dhe emrat ia kalon sekretariatit teknik për plotësimin dhe përgatitjen e dokumentacionit personal të punimeve të Kuvendit të Vatrës.

7. Më 25 Prill 2026 Kuvendi i Federatës Vatra.

Shënim: Ju lutemi të jeni korrekt me afatet. Tagrin e njoftimit zyrtar dhe publik për çdo vendim e ka vetëm Komisioni Përgatitor i Kuvendit i cili e depoziton për shpallje e publikim në gazetën Dielli.

Me respekt

Komisioni Përgatitor i Kuvendit:

Mondi Rakaj – Kryetar

Bashkim Musabelliu – Nënkryetar

Mirela Kanini – Sekretare

Ilir Cubi – Anëtar

Anton Raja – Anëtar

Për çdo sqarim kontaktoni:

Mondi Rakaj

Cel: +15867099517

Email: mondirakaj@gmail.com /GD

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme