1.9 C
Zurich
Sunday, January 25, 2026
spot_img
spot_img

Rritet interesi i të rinjve për uniformën ushtarake

Duhet ti lexosh

Interesi dhe besimi i të rinjve ndaj uniformës dhe shërbimit ndaj Atdheut po shënojnë rritje të qëndrueshme, sipas të dhënave më të fundit nga proceset e rekrutimit. Statistikat tregojnë një prirje pozitive në marrëdhënien mes rinisë dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke reflektuar një rikthim të vëmendjes ndaj karrierës ushtarake.

Sipas burimeve zyrtare, rritja e pagave, konsolidimi i shërbimit ushtarak si një profesion i denjë dhe afatgjatë, si edhe forcimi i dinjitetit të uniformës, kanë ndikuar drejtpërdrejt në motivimin e të rinjve për t’u bërë pjesë e shërbimit aktiv. Këto masa kanë përforcuar perceptimin e ushtrisë si një institucion me perspektivë dhe stabilitet profesional.

Rezultatet e këtyre politikave reflektohen edhe në shifra konkrete. Vetëm gjatë Fazës I të vitit 2026 janë regjistruar 343 aplikime, duke konfirmuar vijimësinë e trendit rritës të vitit 2025 dhe interesin në rritje për rekrutimin në Forcat e Armatosura.

Ndërkohë, institucionet e mbrojtjes po fokusohen jo vetëm në shtimin numerik të efektivëve, por edhe në rritjen e cilësisë së komponentit aktiv, përmes investimeve në përgatitjen profesionale, mirëqenien dhe perspektivën afatgjatë të personelit. Ky zhvillim vlerësohet si një tregues i rëndësishëm i ringjalljes së lidhjes mes të rinjve dhe ushtrisë, si edhe i forcimit të rolit të saj në garantimin e sigurisë kombëtare, transmeton gtema.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme