1.5 C
Zurich
Sunday, January 25, 2026
spot_img
spot_img

Sa fiton mesatarisht një person në Zvicër dhe si ndikojnë taksat dhe mbështetja shtetërore?

Duhet ti lexosh


Sipas një vlerësimi të bërë nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), në vitin 2023 një person ose një familje në Zvicër kishte në dispozicion mesatarisht 4’332 franga në muaj për shpenzime jetësore. Ky shumë është pas zbritjes së shpenzimeve të detyrueshme si taksat, sigurimet shoqërore dhe sigurimi shëndetësor, transmton 20min.ch

Të dhënat tregojnë se nga viti 2000 deri në 2014, ky nivel i të ardhurave pati një rritje të qëndrueshme, ndërsa në vitet pasuese është vërejtur një stagnim.

Në krahasim me vendet e tjera evropiane, Zvicra ka të ardhura më të larta, por ekzistojnë dallime të mëdha midis grupeve të të ardhurave. Mbështetja dhe transferimet shtetërore ndihmojnë në zvogëlimin e këtyre dallimeve.

Të dhënat e BFS tregojnë gjithashtu se pa ndihmën e shtetit, të ardhurat janë më të pabarabarta. Përmes taksave, pensioneve dhe ndihmës sociale, shteti ndihmon në përmirësimin e drejtësisë së të ardhurave. Për të marrë një pamje të saktë të të ardhurave tipike, përdoren medianat, të cilat nuk ndikohen nga ekstremet e të ardhurave shumë të larta ose të ulëta, transmeton 20min.ch, përcjell helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme