3.3 C
Zurich
Sunday, January 25, 2026
spot_img
spot_img

Nga Davosi te Air Force One: Trump flet për mavijosjen dhe përdorimin e aspirinës

Duhet ti lexosh

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur sërish për mavijosjen që i shihet në dorën e majtë.

Ai deklaroi se mavijosja e madhe është shkaktuar pas një goditjeje ndaj mobilieve në Zvicër.

“E kam goditur te tavolina,” tha ai për CNN gjatë fluturimit me Air Force One. “I vendosa pak — si e quajnë atë? — krem mbi të. Por e kam goditur”, shpjegoi lideri amerikan.

Më herët gjatë ditës, Shtëpia e Bardhë kishte bërë një deklaratë të ngjashme, duke treguar se 79-vjeçari e kishte goditur dorën në tavolinën e nënshkrimeve gjatë një ngjarjeje të Bordit të Paqes në Davos, Zvicër.

“Në ngjarjen e Bordit të Paqes sot në Davos, Presidenti Trump e goditi dorën në këndin e tavolinës së nënshkrimeve, duke shkaktuar mavijosje”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Në fillim të ngjarjes së nënshkrimit të Bordit të Paqes, videoja e Trump nuk tregonte mavijosje të dukshme në dorë. Megjithatë, rreth 10 minuta më vonë, pasi ai u ul në tavolinë dhe nënshkroi disa dokumente, mavijosja u bë e dukshme.

Trump ka pasur prej kohësh mavijosje në dorë, që CNN ka raportuar se ekzistonin para se ai të kthehej në Shtëpinë e Bardhë. Këto mavijosje të hershme tërhoqën vëmendje pasi ai filloi t’i mbulonte me make-up dhe fashë dhe t’i mbante larg kamerave me dorën tjetër. Mavijosja në dorën e majtë, e vënë re në fund të vitit të kaluar, ngriti pyetje shtesë për shëndetin e tij.

Trump i tha Wall Street Journal se merr një dozë më të lartë të aspirinit çdo ditë sesa rekomandojnë mjekët, duke argumentuar se “aspirina është e mirë për hollimin e gjakut”. Mjeku i tij, Dr. Sean Barbabella, tha se presidenti merr 325 miligramë aspirinë në ditë, duke e bërë atë të mavijoset më lehtë.

Sipas Klinikës Mayo, një dozë e ulët aspirini, që mund të ndihmojë në parandalimin e sulmit në zemër ose goditjes në tru, zakonisht ndryshon nga 75 deri në 100 miligramë, me 81 miligramë të rekomanduar shpesh. Për terapinë me aspirin, doza ditore zakonisht është midis 75 dhe 325 miligramëve, transmeton telegrafi.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme