0.6 C
Zurich
Thursday, January 22, 2026
spot_img
spot_img

Pesha e vlerave

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Modestia është virtyt,

por në një botë që ngatërron vlerat,

ajo shpesh lexohet si mungesë peshe.

Heshtja nuk është gjithmonë dobësi,

as durimi nënshtrim.

Janë forma të vetëkontrollit,

derisa preket thelbi: dinjiteti.

Ekziston një kufi etik

ku njeriu nuk zbret,

jo për të qenë mbi të tjerët,

por për të mos humbur veten.

Mirënjohja nuk është dekor moral,

është provë vetëdijeje.

Aty ku mungon,

rendin e gjërave e vendos koha,

jo zhurma.

Pseudo-vlerat nuk kanë rrënjë.

Ato qëndrojnë përkohësisht mbi sipërfaqe,

si kungulli mbi ujë,

derisa pesha e zbrazëtisë së tyre

i fundos pa nevojë gjykimi.

Vlerat e vërteta nuk bërtasin

ato mbeten, kur gjithçka tjetër zhduket.

Janar, 2026

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme