BallinaDiasporaZëvendëskryeministri i Parë i RMV-së, Bekim Sali, në Samitin e Davosit

Zëvendëskryeministri i Parë i RMV-së, Bekim Sali, në Samitin e Davosit

-

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Samitin e Davosit dhe në Takimin e Liderëve 2026, një platformë kyçe për dialog dhe bashkëpunim global.

Ai mori pjesë në dy panele tematike: “Klima, Konfliktet dhe Kujdesi”, ku u theksua rëndësia e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar; dhe “Ballkani – Historia, Stabiliteti dhe e Ardhmja”, ku u diskutuan sfidat rajonale, integrimi evropian dhe zhvillimi ekonomik si shtylla për paqe dhe stabilitet afatgjatë.
Gjatë qëndrimit të tij, Sali zhvilloi takime me përfaqësues politikë, liderë të biznesit dhe media nga e gjithë bota, duke diskutuar mundësi bashkëpunimi, partneriteti dhe zhvillimet politike dhe ekonomike të rajonit, me fokus të veçantë në Maqedoninë e Veriut, transmeton opentv.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria renditet e para në rajon për ndikimin e turizmit në...

0
Banka Botërore vlerëson rolin e turizmit në ekonominë shqiptare, ndërsa të dhënat për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 tregojnë rritje prej rreth 7...

UNË, MËSUESI YT, O ATDHE!