0.9 C
Zurich
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Kompani të përpunimit të drurit nga Kosova marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Ndërtimit në Zvicër

Duhet ti lexosh

Kompanitë anëtare të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK) do të përfaqësojnë industrinë kosovare të drurit në Panairin Ndërkombëtar të Ndërtimit SWISSBAU 2026 në Basel. Sipas njoftimit, në këtë edicion tw panairit që mbahet nga data 20 – 23 janar 2026, marrin pjesë gjithsej 27 kompani nga Kosova, prej të cilave 21 kompani janë nga industria e përpunimit të drurit dhe anëtare të SHPDK-së, ndërsa kompanitë e tjera përfaqësojnë sektorë të materialeve ndërtimore nga metali, plastika dhe alumini.

Kompanitë kosovare do të prezantojnë një gamë të gjerë produktesh dhe dizajnesh, duke përfshirë: dyer dhe dritare, kuzhina, mobilje për dhoma gjumi, tavolina dhe karrige, mobilje për banjo, dyer ndarëse, rafte, shtëpi dhe ndërtesa të parafabrikuara, si dhe produkte të tjera për ambiente të jashtme.

Kompanitë pjesëmarrëse përfshijnë: ALBED, ARDI, BEHARI DOORS, CIABERTO, DARDANIA MODEL, DELFINA , DOÇI, ELNOR, FENETRES, MAXX QERAMIKA, DARDANIA HOME, UKAJ COMPANY, HOTI EXCLUSIVE WOODWORK, PROMOBI, TREVENTI,MOBILE DEKOR, SHEHU, ORENDI, GREENHOUSE dhe VATËR 1954.

“Pjesëmarrja jonë në SWISSBAU 2026 është një mundësi strategjike për kompanitë kosovare të zgjerojnë tregun e tyre në Zvicër dhe rajon,” thotë Arieta Vula-Pozhegu, Drejtoreshë Ekzekutive e SHPDK-së. “Ky përfaqësim tregon fuqinë konkurruese, cilësinë dhe inovacionin e industrisë së drurit në Kosovë dhe krijon hapësirë për bashkëpunime të reja dhe kontrata ndërkombëtare.”

Pjesëmarrja e SHPDK në panair ka qenë e vazhdueshme që nga viti 2010, duke vendosur Kosovën si një partner serioz dhe i besueshëm në tregjet ndërkombëtare të drurit. Aktiviteti kete radhe eshte mbeshtetur nga Agjensioni KIESA./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme