BallinaDiasporaKurti nga Davosi: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet

Kurti nga Davosi: Serbia e ka kuptuar se jemi shtet

-

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka theksuar lidhjet e forta midis Kosovës dhe Shqipërisë, duke i cilësuar si një komb të vetëm. Ai shtoi se, megjithëse ekzistojnë dy shtete dhe dy pasaporta, nuk ka dy kombe të ndryshme.

Duke komentuar krahasimet me Moldavinë dhe rrezikun rus, Kurti tha se situata nuk është e njëjtë për Kosovën dhe Serbinë, pasi nuk ekziston një kanton serb që kërcënon sovranitetin, siç ndodh me Transnistrinë.

“Në Kosovë, një gjë e tillë mund të kishte pasur rëndësi në pjesën veriore pesë ose dhjetë vite më parë, por tani kjo nuk ekziston”, u shpreh Kurti.

Deklarata:

Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë ndihen si një komb i vetëm, kemi dy shtete dhe dy pasaporta, por jo dy kombe të ndryshme. Krahasimi me Moldovën dhe rrezikun nga Rusia nuk është i njëjtë për Kosovën dhe Serbinë, sepse këtu nuk ekziston një kanton serb që kërcënon sovranitetin, siç është rasti me Transnistrinë atje. Në Kosovë mund të ketë pasur diçka të ngjashme në pjesën veriore pesë ose dhjetë vite më parë, por tani kjo nuk ekziston./BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

LORIS QOSE SHKËLQEN NË ARENËN NDËRKOMBËTARE, FITON MEDALJEN E ARTË NË...

0
CËRRIK – Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për nxënësin shqiptar Loris Qose nga Cërriku, i cili vazhdon të dëshmojë talentin, përkushtimin dhe potencialin e...