BallinaAtdheuE Ngarkuara e SHBA me Punë në Shqipëri shpërndan mesazhin e Trump

E Ngarkuara e SHBA me Punë në Shqipëri shpërndan mesazhin e Trump

-

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, mori pjesë këtë të enjte në një aktivitet të organizuar për promovimin e teknologjisë amerikane të komunikimit.

Gjatë fjalës së saj, VanHorn theksoi rëndësinë e sigurisë ekonomike, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare. Ajo citoi edhe deklaratat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke nënvizuar se zgjedhjet teknologjike që bëjnë shtetet kanë ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin dhe sovranitetin e tyre.

“Sikurse ka thënë Presidenti Trump, siguria ekonomike është siguri kombëtare. Ky parim është veçanërisht i rëndësishëm në fushën e sigurisë publike dhe të infrastrukturës kritike, ku teknologjia e përzgjedhur ndikon drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë, sovranitetin dhe sigurinë e qytetarëve,” u shpreh VanHorn, transmeton euronewsal.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Begaj thërret partitë parlamentare në konsultime për datën e zgjedhjeve vendore...

0
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë më 30 tetor konsultime me përfaqësuesit e grupeve parlamentare për përcaktimin e datës së...