BallinaSportiBerat Gjimshiti pritet të rikuperohet brenda tre javësh

Berat Gjimshiti pritet të rikuperohet brenda tre javësh

-

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, pritet të rikthehet në dispozicion të Atalantës brenda disa ditësh deri në tre javë, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Torinos, e fituar nga bergamaskët 2-0.

32-vjeçari u largua nga fusha i dëmtuar në fund të pjesës së parë pas një përplasje trup më trup me ish-shokun e tij të skuadrës, Duván Zapata. Frika fillestare për një dëmtim më të rëndë ka rezultuar e pabazuar.

Fillimisht u mendua për një dëmtim të mundshëm të kockës së legenit, por rezultatet e analizave treguan se Gjimshiti ka këputur muskulin iliakal që përfshin edhe barkun.

Rikuperimi nga ky lloj dëmtimi zakonisht zgjat nga disa ditë deri në tre javë, në varësi të trajtimit dhe intensitetit të dëmtimit.

Kjo do të lejojë që mbrojtësi i kombëtares të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme të Atalantës dhe të përfaqësimit me Shqipërinë në “play-off” në muajin mars./BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të...

0
Presidenti Bajram Begaj ka uruar ekipin shqiptar të mundjes për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Mundësit kuqezi siguruan tri medalje, një të...