1.1 C
Zurich
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Berat Gjimshiti pritet të rikuperohet brenda tre javësh

Duhet ti lexosh

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, pritet të rikthehet në dispozicion të Atalantës brenda disa ditësh deri në tre javë, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Torinos, e fituar nga bergamaskët 2-0.

32-vjeçari u largua nga fusha i dëmtuar në fund të pjesës së parë pas një përplasje trup më trup me ish-shokun e tij të skuadrës, Duván Zapata. Frika fillestare për një dëmtim më të rëndë ka rezultuar e pabazuar.

Fillimisht u mendua për një dëmtim të mundshëm të kockës së legenit, por rezultatet e analizave treguan se Gjimshiti ka këputur muskulin iliakal që përfshin edhe barkun.

- Reklama -

Rikuperimi nga ky lloj dëmtimi zakonisht zgjat nga disa ditë deri në tre javë, në varësi të trajtimit dhe intensitetit të dëmtimit.

Kjo do të lejojë që mbrojtësi i kombëtares të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme të Atalantës dhe të përfaqësimit me Shqipërinë në “play-off” në muajin mars./BS

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme