BallinaFoto LajmPresidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale, në fokus marrëdhëniet Shqipëri–Laos dhe mbështetja për...

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale, në fokus marrëdhëniet Shqipëri–Laos dhe mbështetja për Kosovën

-

Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Demokratike Popullore të Laosit, Khamphon Vongsanty.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të bazuara në respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Presidenti Begaj u shpreh se ka mundësi për thellim të këtij bashkëpunimi për të patur rezultate konkrete, veçanërisht në fushat e ekonomisë, turizmit dhe kulturës.

“Shqipëria, – theksoi Presidenti i Republikës, – i kushton një rëndësi të veçantë bashkëpunimit ndërkombëtar në mbështetje të paqes dhe stabilitetit.

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit vlerëson se njohja e Kosovës, mbështetja e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare nga ana e Republikës Demokratike Popullore të Laosit është një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nga zhurma e oportunizmit te heshtja e njerëzve me parime

0
Nga Dashnim HEBIBI Disa njerëz nuk kanë ndryshuar mendim. Kanë ndryshuar vetëm anën ku u leverdis të qëndrojnë. Kjo është ajo që po shohim me shqetësim...