Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për fitoren që shënoi partia e tij në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën një ditë më parë në Kosovë.
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar Rama.
Kujtojmë se të dhënat preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë tregojnë se partitë opozitare kanë mbetur dukshëm mbrapa në zgjedhjet e fundit që u zhvilluan dje, 28 dhjetor 2025.
Krejtësisht ndryshe paraqitet situata për Lëvizjen Vetëvendosje (VV), e cila ka arritur një fitore bindëse. /BS




