-1 C
Zurich
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Zgjedhjet në Kosovë – Mbi 99% e votave të numëruara, VV 49,30%, PDK 21,01%, LDK 13,59, AAK 5,68%

Duhet ti lexosh

Në 99,26% të kutive të numëruara deri tani në platformën e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49,30% të votave apo 429.979 vota, PDK ka 21,01% apo 183,258 vota, LDK 13,59% apo 118,490 vota dhe AAK 5,68% apo 49,571 vota.

Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, kanë mbetur për t’u numëruar edhe 19 kuti votimi. Pjesëmarrja në zgjedhje sipas përditësimit të fundit në KQZ është 44.99 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.

Sikurse duket edhe nga rezultatet, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka dalë forcë e para në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura të dielën. Kryetari i LVV-së dhe kandidati për kryeministër, në një dalje për mediat, më herët, e konsideroi rezultatin si fitorja më e madhja në historinë e vendit.

Ndërkohë numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave të subjekteve politike do të fillojë sot nga ora 12:00 për shkak se gjithë materialet gjatë tërë natës janë pranuar në Qendra Komunale të Numërimit.

Procesi zgjedhor u zhvillua në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2.557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Në garë për të zënë një vend në Kuvendin e Kosovës ishin gjithsej 1.146 kandidatë për deputetë nga 23 subjekte politike që garuan në këto zgjedhje, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme