0.2 C
Zurich
Sunday, December 28, 2025
spot_img
spot_img

Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale kërkon kufizim moshe për mediat sociale. Po në Shqipëri, pse jo?!

Duhet ti lexosh

Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale, Karsten Wildberger (CDU), është i hapur për ndalimin e mediave sociale për fëmijët në Gjermani, ngjashëm me modelin e Australisë. “Më duket shumë tërheqëse si ide. Në këtë rast unë e konsideroj çështjen e kufizimit të moshës më shumë se të justifikuar”, i tha ai Agjencisë Gjermane të Shtypit dpa. Studimet, vëzhgimet dhe prezantimet tregojnë se sa thellë ndikojnë mediat sociale në zhvillimin e të rinjve.

“Pyetja tani është: si t’u mundësojmë atyre një zhvillim të shëndetshëm, ashtu siç e patën brezat e mëparshëm pa mediat sociale? Se cila është mosha e përshtatshme duhet të diskutohet e peshohet mirë”, shtoi ai, duke iu referuar një komisioni ekspertësh që ka krijuar qeveria gjermane lidhur me “Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve në Botën Digjitale”

Ekspertët pritet të paraqesin propozime deri në verë

Komisioni i përbërë nga studjues dhe punonjës nga fusha e mjekësisë, punonjësve sociale dhe kujdestarëve të të rinjve, nisi nga puna në vjeshtë dhe pritet t’i paraqesë rekomandimet e veta deri në verë. Këto rekomandime do të lidhen ndër të tjera me kufizime të mundshme për moshën për lejimin e mediave sociale dhe çështjen shumë të diskutuar të ndalimit të telefonave celularë në shkolla.

 Wildberger: “Ua kemi borxh fëmijëve”

Edhe në këtë pikë Ministri gjerman për Çështjet Digjitale është në favor të një qasje mjaft të rreptë: “Të ulesh një ose dy orë për të mësuar me vëmendje dhe të mos shpërqendrohesh është parakusht themelor për zhvillimin e fëmijëve. Prandaj, mendoj se jo vetëm që është e arsyeshme, por ua kemi borxh edhe fëmijëve që ta kenë këtë mundësi”, tha Wildberger. E domosdoshme për fëmijët është edhe koha e lirë, tha ai. Në debate të tilla është e rëndësishme të dëgjojmë ata që merren çdo ditë me këtë gjë, dhe ata janë mësuesit.

Wildberger është Ministri i parë federal i Gjermanisë për Çështjet Digjitale. Ai është gjithashtu përgjegjës për modernizimin e shtetit dhe reduktimin e burokracisë. Kancelari Friedrich Merz e mori në kabinetin e tij ish-drejtorin ekzekutiv të koncernit MediaMarkt-Saturn nga bota e biznesit.

Që nga 10 dhjetori fëmijëve dhe adoleshentëve nën 16 vjeç në Australi u është ndaluar të kenë llogaritëe tyre në shumë platforma kryesore të mediave sociale. Qeveria australiane synon të mbrojë me këtë hap të rinjtë nga ngacmimet kibernetike, konsumi problematik dhe përmbajtjet e dëmshme./DW/

Po në Shqipëri?

Shqipëria ndaloi plotësisht vetëm Tik Tok, gjë ka deklaruar se do ta rihap së shpejti. Por mundet të marrë edhe qeveria shqiptare bashkë me parlamentin vendim apo ligj si në Australi?

Duhet gjetur një zgjidhje-ndërhyrje në këtë fushë e cila po zhvillohet frikshëm, sikurse edhe po ç’edukon brezin e ri në mënyrë të llahtarshme.

Po, por me kushte të qarta: një ndërhyrje e targetuar, graduale dhe e kombinuar (ligj + edukim + teknologji), jo një ndalim i verbër që rrezikon të dështojë në zbatim.

Argumentet PRO

Mbrojtja e shëndetit mendor.

Studimet lidhin përdorimin e hershëm të rrjeteve sociale me ankth, depresion, varësi digjitale dhe ulje të përqendrimit.

Siguria e fëmijëve

Rreziku nga bullizmi online, përmbajtja e papërshtatshme dhe predatorët digjitalë është real.

Presioni social & imazhi trupor

Algoritmet përforcojnë krahasimin dhe idealet e rreme, duke ndikuar vetëvlerësimin.

Precedent ndërkombëtar

Modele si ai australian tregojnë se shteti mund të vendosë standarde mbrojtëse për moshat e mitura.

Argumentet KUNDËR

Zbatim i vështirë teknikisht.

Verifikimi i moshës mund të anashkalohet (VPN, llogari të rreme).

Rrezik për privatësinë

Sistemet e verifikimit mund të mbledhin të dhëna sensitive.

Efekt boomerang

Ndalimi absolut mund t’i shtyjë fëmijët drejt platformave më pak të sigurta.

Përgjegjësia familjare

Prindërit janë aktorë kyç; ligji nuk i zëvendëson dot.

Çfarë do të funksiononte më mirë në Shqipëri?

Një paketë hibride, jo vetëm ndalim:

Kufizim ligjor sipas moshës (p.sh. nën 14 vjeç vetëm me pëlqim prindëror të verifikuar).

Kontrolle prindërore të detyrueshme nga operatorët/platformat (default “on” për nën 16).

Edukimi digjital në shkolla (që nga cikli i ulët).

Detyrime për platformat: algoritme më pak agresive për të miturit, raportim i shpejtë, transparencë.

Mbikëqyrje e pavarur për privatësinë dhe auditim teknik.

Përfundim

Po, Shqipëria duhet të ndërhyjë, por jo me një bllokim total të thjeshtë. Qasja më efektive është mbrojtëse dhe edukative, me përgjegjësi të ndara mes shtetit, prindërve dhe platformave. Qëllimi nuk është ndalimi i teknologjisë, por rritja e fëmijëve të sigurt dhe të shëndetshëm në epokën digjitale, transmeton kjone.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme