POSTIMET E FUNDIT

Prof. Naser Ulaj udhëton nga Zvicra për të votuar në Kosovë: “Vota është obligim qytetar”

Nga Dashnim HEBIBI

Prishtinë, 28 dhjetor 2025 – Prof. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Cyrihut, ka udhëtuar enkas nga Zvicra drejt Kosovës për të ushtruar të drejtën e tij të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai aktualisht ndodhet në Kosovë së bashku me familjen e tij dhe sot, herët në mëngjes, ka dalë për të votuar. Sipas tij, dita ishte e mirë dhe procesi i tij zgjedhor ka kaluar pa probleme, duke i mundësuar që të japë votën e tij të lirë për Kosovën.

Z. Ulaj shpreh shpresën se do të ketë një dalje sa më të madhe të qytetarëve në votime, duke theksuar se edhe mërgata do të ketë një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje, pasi një pjesë e madhe e saj ndodhet aktualisht në Kosovë.

Në një prononcim për helveticALforum.ch, ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin sa më masovikisht për të votuar, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në proceset demokratike.

“Unë e dhashë votën time. Prandaj, të dalim të gjithë së bashku dhe ta festojmë si duhet,” u shpreh ai shkurtimisht.

“Unë sot në mëngjes e ushtrova obligimin tim qytetar. Urime shqiptarë, urime Kosovë!” – përfundoi Prof. Ulaj, transmeton helveticALforum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB