-0.8 C
Zurich
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë boshtin e sigurisë

Duhet ti lexosh

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar një thellim të bashkëpunimit strategjik me Bullgarinë, duke vënë theksin te siguria kolektive në NATO dhe rëndësia gjeopolitike e Korridorit VIII.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar pas takimit me homologun bullgar, Atanas Zapryanov, Vengu bëri të ditur se dy vendet ndajnë një qasje realiste dhe të përbashkët mbi sfidat aktuale të sigurisë që kërcënojnë Evropën Juglindore.

Një pikë kyçe e diskutimit ishte kontributi ushtarak i Shqipërisë në krahun lindor të Aleancës. Ministri Vengu theksoi se pala bullgare ka vlerësuar lart angazhimin e trupave shqiptare që shërbejnë në Grupin Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo.

Përveç bashkëpunimit në terren, dy ministrat diskutuan për “mundësitë konkrete” në fushën e industrisë ushtarake. Rëndësia e modernizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse u cilësua si prioritet, duke lënë të hapur mundësinë për projekte të përbashkëta prodhimi ose furnizimi, në funksion të rritjes së sigurisë kolektive.

Pika më strategjike e diskutimit ishte infrastruktura kritike. Vengu e cilësoi si “pikë konvergjence” domosdoshmërinë e investimeve në Korridorin VIII.

“Shqipëria dhe Bullgaria ndajnë qëndrime të përbashkëta dhe realiste mbi sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore, rëndësinë e modernizimit dhe zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse. Në takimin me homologun bullgar, Atanas Zapryanov, u vlerësua angazhimi i trupave shqiptare në Grupin Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, dhe mundësitë konkrete për forcimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë ushtarake, në funksion të sigurisë kolektive dhe angazhimeve tona në NATO.”, shkruan ministri Vengu në rrjetet sociale.

Ministri vizatoi një linjë direkte sigurie dhe tregtare që lidh dy skajet e gadishullit:

“Nga Porto Romano deri në Burgas,” shkruan Vengu, duke iu referuar dy porteve detare që shërbejnë si porta hyrëse dhe dalëse të këtij korridori pan-evropian, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme