BallinaDiasporaProcesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Bernë përmbyllet me sukses

Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Bernë përmbyllet me sukses

-

Procesi i votimit i zhvilluar sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë është përmbyllur me sukses të plotë, duke u karakterizuar nga rregullshmëria, transparenca dhe një atmosferë e qetë gjatë gjithë ditës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka njoftuar se votimi ka kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme, falë pjesëmarrjes së përgjegjshme dhe maturisë së treguar nga bashkatdhetarët që ushtruan të drejtën e tyre demokratike.

Një falënderim i veçantë u është drejtuar komisionerëve, vëzhguesve dhe stafit mbështetës, të cilët me korrektësi, seriozitet dhe përkushtim kontribuuan në mbarëvajtjen e procesit nga fillimi deri në përfundim.

Ky angazhim i përbashkët dëshmon edhe një herë nivelin e lartë të vetëdijes qytetare të mërgatës kosovare në Zvicër, si dhe rëndësinë që i kushtohet proceseve demokratike të Republikës së Kosovës, pavarësisht largësisë gjeografike.

Ambasada falënderon të gjithë pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe respektimin e procedurave, duke e cilësuar këtë proces si një shembull pozitiv të organizimit dhe funksionimit institucional, transmeton helveticALforum.ch

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PRESIDENTJA E KOSOVËS NË BALLON E MARINSAVE AMERIKANË, RIKUJTON MIQËSINË DHE...

0
Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, organizuar me rastin e 251-vjetorit të...