0.5 C
Zurich
Saturday, December 27, 2025
spot_img
spot_img

Mbi 7,000 qytetarë të Kosovës kanë votuar deri më tani në diasporë, procesi pa probleme

Duhet ti lexosh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i votimit për zgjedhjet e së dielës, 28 dhjetor, po zhvillohet normalisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në mbarë botën.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri në ora 13:00, nga 24 përfaqësi diplomatike ku janë regjistruar 19,187 votues, kanë votuar 7,079 persona, ose 36.89% e tyre.

Ai gjithashtu bëri të ditur se votimi ka filluar tashmë edhe në përfaqësitë diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadë, sipas orës lokale në Kosovë.

Elezi tha se gjatë procesit nuk janë raportuar probleme serioze, përveç disa paqartësive lidhur me procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për votim.

“Procesi i votimit po zhvillohet në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës në 18 shtete të ndryshme të botës. Nga komunikimi i vazhdueshëm me qendrat e votimit, mund të konfirmojmë se gjithçka po shkon pa pengesa,” deklaroi ai, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme