Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në koordinim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të votimit për qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit.
Votimi në përfaqësitë diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë.
Sot, duke filluar nga ora 07:00, përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës janë të hapura dhe në dispozicion të qytetarëve tanë të regjistruar për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.
Votimi mundësohet me:
Letërnjoftim të Republikës së Kosovës
Pasaportë të Republikës së Kosovës
Leje vozitje të Republikës së Kosovës
Sipas vendimit të KQZ-së, lejohet votimi edhe me dokument të skaduar.
Vota juaj është e rëndësishme.
Ju ftojmë të merrni pjesë në procesin e votimit, transmeton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës




