-0.7 C
Zurich
Friday, December 26, 2025
spot_img
spot_img

FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize

Duhet ti lexosh

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim pjesëtarët e Operacioneve Speciale të cilët përfunduan me sukses një trajnim intensiv në xhunglat tropikale të Belizes.

FSK njofton se ky trajnim u zhvillua si pjesë e programit përgatitor për operacione në mjedise të vështira dhe komplekse, në bashkëpunim me njësitë Parashutiste të Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë trajnimit, pjesëtarët e FSK-së u aftësuan në mbijetesë, lëvizje taktike dhe operime efektive në kushte ekstreme.

“Trupat u përballën me terren të dendur, klimë të ashpër tropikale dhe lodhje të vazhdueshme, duke testuar në maksimum përgatitjen e tyre fizike dhe mendore. Ky angazhim kontribuoi në rritjen e disiplinës, qëndrueshmërisë dhe bashkëpunimit ndërmjet pjesëtarëve”, thuhet në njoftim. Me këtë rast, gjenerallejtënant Jashari i përgëzoi pjesëtarët për profesionalizmin dhe suksesin e treguar gjatë këtij trajnimi sfidues, duke vlerësuar përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre për të vepruar me vendosmëri në çdo mjedis operacional, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme