0.4 C
Zurich
Thursday, December 25, 2025
spot_img
spot_img

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, Rama uron me imazhin e “Çetës së Profetëve”

Duhet ti lexosh

Të gjithë besimtarët e krishterë festojnë sot, më 25 dhjetor, Krishtlindjen, një nga festat më të shenjta të krishterimit. Në këtë ditë të shenjtë, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë Krishtlindjen me një imazh, të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”.

Dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan kryeministri krahas fotos. Në Krishtlindje, gjithë të krishterët festojnë lindjen e Birit të Zotit, Jezu Krishtit. Simbol i saj është pema e Krishtlindjes, ndërsa dhuratat simbolizojnë çka dhuruan barinjtë dhe të Mbretërit Dijetarë për Krishtin Fëmijë. Kisha kremton dëftimin e Fjalës së Zotit për njerëzit. Ky është kuptimi më i zakonshëm shpirtëror, sugjeruar nga vetë liturgjia, e cila në meshat e kremtuara pas mbrëmësoreve mediton mbi lindjen e përjetshme të Fjalës në mes të shkëlqimit të Atit, dukjen në kohën e njerëzve përmes mishërimit dhe kthimin përfundimtar në gjykimin e fundëm, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme