Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes. Kreu i shtetit uron “Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë!”
Begaj shkruan më tej në rrjetin social ‘X’ që le të jetë kjo festë e Krishtlindjes “burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur!”
“Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur!“, shkruan presidenti Begaj. Ndërkaq, më herët kryeministri Edi Rama ka uruar po ashtu të gjithë besimtarët e krishterë që festojnë sot, më 25 dhjetor, Krishtlindjen, një nga festat më të shenjta të krishterimit.
Rama ka zgjedhur të urojë Krishtlindjen me një imazh, të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”.
Dhe me këtë imazh të shkëputur nga frontespici i veprës monumentale të Pjetër Bogdanit, “Çeta e Profetëve”, ju uroj Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan kryeministri krahas fotos, transmeton rtsh.




