BallinaKulturaHapet ekspozita me fotografi të Aleksandër Moisiut nga arkivat austriake

Hapet ekspozita me fotografi të Aleksandër Moisiut nga arkivat austriake

-

45 foto dhe dokumente të rralla e të panjohura më parë, janë pjesë e ekspozitës “Aleksandër Moisiu: Njeriu dhe Artisti”, e çelur sot në mjediset e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Kjo ekspozitë vjen në 20-vjetorin e themelimit të Universitetit, si rezultat i një pune kërkimore 7-vjeçare, të studiuesit Pjetër Logoreci, në arkivat austriake. Rektori UAMD priti studiuesin Logoreci pas ardhjes së tij nga Vjena, enkas për t’iu bashkuar stafit të universitetit në çeljen e ekspozitës “Aleksandër Moisiu: Njeriu dhe Artisti”.

Gjatë takimit, studiuesi Logoreci u shpreh se fotot e rralla të mbledhura nga arkivat e Vjenës ia dhuron UAMD-së. Rektori, dr. Shkëlqim Fortuzi, shprehu vlerësimin më të lartë dhe mirënjohjen e thellë për Pjetër Logorecin, për punën e shkëlqyer arkivore dhe promovimin e figurës së Aleksandër Moisiut.

“Ky dhurim shënon një kontribut tejet të çmuar e të jashtëzakonshëm në fillimin e ngritjes së fondit të rrallë arkivor për UAMD-në mbi figurën e këtij personaliteti epokal shqiptar, me famë ndërkombëtare, emrin e së cilit mban me krenari universiteti ynë”, u shpreh Fortuzi, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZVICËR: Propozim për votim falas me postë në gjithë vendin, synohet...

0
Një mocion i paraqitur në Këshillin Kombëtar të Zvicrës kërkon që kthimi me postë i zarfeve të votimit dhe të zgjedhjeve të jetë falas...