6.9 C
Zurich
Friday, December 19, 2025
spot_img
spot_img

Mirë se vini në Atdhe – Udhë të Mbarë dhe Pushime të Begata për Mërgatën Shqiptare

Duhet ti lexosh

Nga sot, jo vetëm në mbarë Zvicrën, por në përgjithësi në gjithë Evropën dhe kudo në botë ku jetojnë shqiptarë, zemrat e mërgimtarëve rrahin më fort për atdheun. Këto ditë shënojnë nisjen e madhe drejt vendlindjes – një udhëtim i mbushur me mall, emocion dhe shpresë.

Nga Zvicra tashmë kanë nisur dhe do të nisen shumë mërgimtarë, po ashtu edhe nga Gjermania, Austria, Belgjika, Franca, Holanda, Suedia dhe vende të tjera evropiane. Me një fjalë, atdheu ynë do të marrë një frymë tjetër. Rrugët, qytetet dhe fshatrat do të mbushen me zërin e shqipes, me buzëqeshje, përqafime dhe kujtime që ringjallen.

Familjarët tanë në atdhe mezi presin takimin me ne, për t’u çmallur dhe për të kaluar kohë së bashku, sepse jeta është e shkurtër dhe momentet me njerëzit e dashur janë të paçmueshme. Këto ditë janë dëshmi e lidhjes së fortë shpirtërore që mërgata ka me vendin e saj, pavarësisht largësisë. 

Stafi i Qendrës Mediale helveticALforum.ch dhe i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore u uron të gjithë mërgimtarëve që janë në rrugë apo që do të nisen: udhë të mbarë, rrugë të sigurt dhe pushime sa më të mira. Ndërsa për ata që, për arsye të ndryshme, nuk kanë mundur të udhëtojnë, ne e dimë mirë se shpirti i tyre është gjithmonë në atdhe dhe ju urojmë shëndet, durim dhe gjithë të mirat. 

E premtja, e shtuna dhe e diela do t’i shohin rrugët e Evropës të mbushura me “shqiponjat” e mërgatës që fluturojnë drejt vendlindjes. Këtë herë, përveç pushimeve dhe takimeve familjare, ekziston edhe një arsye tjetër e rëndësishme: pjesëmarrja dhe përgjegjësia qytetare në zgjedhjet parlamentare.

Shpresojmë dhe dëshirojmë që gjatë kësaj periudhe të mos lexojmë apo shohim asnjë lajm negativ, asnjë fjalë përbuzëse ndaj mërgatës – kësaj pjese të artë të kombit tonë, arteries kryesore që mban gjallë ekonominë, kulturën dhe identitetin kombëtar. Mirupafshim në atdhe dhe ju urojmë të gjithëve çdo të mirë!

Redaksia

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme