Nga viti i ardhshëm, disa rregulla dhe ligje të reja do të hyjnë në fuqi në Zvicër, duke prekur trafik, shëndetësi, tatime dhe të drejtat personale. Ja një përmbledhje e ndryshimeve më të rëndësishme:
Trafiku dhe Automjetet
- Nga 1 janari 2026, regjistrimi i automjeteve bëhet më digjital. Dokumentet e pajtueshmërisë evropiane (eCoC) do të merren direkt nga databazat evropiane.
- Automjetet dhe targat do të lëshohen vetëm pasi të jenë paguar të gjitha gjobat për CO₂ ose nëse automjeti është pjesë e flotës së re.
- Sistemet e automatizuara mund të drejtojnë automjetet në autostrada dhe të parkojnë në parkime të caktuara pa praninë e shoferit, por drejtuesit duhet të jenë gjithmonë të gatshëm të ndërhyjnë, transmeton 20min.ch.
Shëndetësia dhe Sigurimi Shëndetësor
- Primet e sigurimit shëndetësor do të rriten mesatarisht me 4.4%, ndërsa disa kantone do të kenë rritje më të madhe, e disa më të ulëta.
- Disa vaksina standarde, si kundër difterisë, tetanozit dhe meningokokëve, do të jenë të përjashtuara nga franshiza.
Pensionet dhe Tatimet
- 13-ta pensione e AHV do të paguhet për herë të parë në dhjetor 2026.
- Kontributet e papaguara ose të pjesshme në kolonën 3a mund të paguhen më pas për vitet e mëparshme, duke përfshirë vitin 2025.
Kodi Penal
- Nga 1 janari 2026, ndjekja e vazhdueshme e një personi (stalkimi) do të konsiderohet vepër penale e veçantë, me dënim deri në 3 vjet burg ose gjobë.
Çështje të tjera shoqërore
- Ligji për përpunimin e të dhënave të pasagjerëve ajrorë hyn në fuqi për të luftuar krimet e rënda dhe terrorizmin.
- Prezantohet e-ID vullnetare me çip për shërbime digjitale dhe veprime online, pa kosto për qytetarët.
- Detyrimi i mbrojtjes civile zgjatet deri në moshën 40 vjeç.
- Komuna Moutier kalon nga Kanton Berni në Kanton Jura më 1 janar 2026, pas referendumit të vitit 2021. Këto ndryshime synojnë përmirësimin e sigurisë, mbrojtjen e qytetarëve dhe lehtësimin e jetës digjitale në Zvicër, transmeton 20min.ch, përgatiti helveticALforum.ch




