5.3 C
Zurich
E premte, 6 Shkurt, 2026
spot_img
spot_img

Spiropali nga Athina: Koha që Greqia të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë

Duhet ti lexosh

Ministrja Elisa Siropali, nga Athina ku po zhvillon vizitën e parë zyrtare bëri thirrje për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë.

Në një konferencë me homologun grek George Gerapetritis, ministrja Spiropali tha se dy vendet janë anëtarë të NATO-së dhe se pret që Greqia të heqë ligjin e luftës.

“Edhe nga takimet e sotme më përforcohet bindja se ky potencial miqësie krijon momentin e duhur për të trajtuar të gjitha çështjet e ashtuquajtura të mbetura, si edhe ato aktuale, në mënyrë që të hapim sa më shpejt një kapitull të ri, duke e parë përfundimisht të shkuarën tonë me sytë e së ardhmes së përbashkët. Në këtë drejtim, ne duhet të nxisim komunikimin mes shoqërive tona, mjediseve akademike, grupeve të interesit, organizatave profesionale, studentëve.

- Reklama -

Duke qenë partnerë në NATO, të lidhur nga një Traktat Miqësie dhe me perspektivë të përbashkët europiane, Shqipëria mbështet përfundimin sa më parë të çdo reference ligjore atavike nga Lufta e dytë Botërore, me pasoja në marrëdhëniet aktuale, e cila nuk pasqyron realitetin e marrëdhënieve tona si aleatë dhe si miq.

Dua ta falenderoj posaçërisht Ministrin për lidershipin dhe vizionin për të ndërtuar një marrëdhënie me sytë nga e ardhmja.

Ky hap do të forconte më tej bashkëpunimin dhe vizionin tonë të përbashkët europian”, tha Spiropali, transmeton euronewsal.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme