BallinaAtdheuKonfirmon Osmani: Kosova pjesë e nismës globale “Ndërtimi i së Ardhmes së...

Konfirmon Osmani: Kosova pjesë e nismës globale “Ndërtimi i së Ardhmes së Bashku”

-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu e kanë bërë të ditur zyrtarisht vendimin për t’u bashkuar me koalicionin global të Zonjës së Parë të Amerikës, MelaniaTrump.

Ky koalicion mban emrin “Ndërtimi i së Ardhmes së Bashku” dhe ka të bëjë me mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve.

Përmes një letre zyrtare drejtuar Shtëpisë së Bardhë, Kosova ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në mënyrë domethënëse në këtë nismë të rëndësishme ndërkombëtare.

“Duke iu bashkuar iniciativës Kosova sjell përvojë të drejtpërdrejtë dhe inovacion me vizion të së ardhmes”.

“Republika e Kosovës është krenare të qëndrojë krah Presidentit Donald Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe të gjitha kombeve të përkushtuara për të siguruar që çdo fëmijë të rritet i sigurt, i fuqizuar dhe i lirë, sepse e ardhmja që ndërtojmë për fëmijët tanë është e ardhmja që do të na përcaktojë të gjithëve”, thuhet në vendimin e publikuar. /BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nëntë vende të BE-së vonojnë zbatimin e plotë të sistemit të...

0
Nëntë vende të BE-së, përfshirë Greqinë, thuhet se kanë vonuar zbatimin e plotë të Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES) të Bashkimit Evropian, duke kërkuar më...