BallinaAtdheu9.2 milionë hyrje në Shqipëri në 8 muaj, policia forcon kontrollet në...

9.2 milionë hyrje në Shqipëri në 8 muaj, policia forcon kontrollet në kufi

-

TIRANË – Fluksi i lartë i turistëve që kanë hyrë në Shqipëri gjatë këtij viti ka sjellë shtim të angazhimit të strukturave të Policisë Kufitare, veçanërisht në pikat kryesore të hyrjes në vend. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektuan punën në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku u njohën nga afër me mënyrën e menaxhimit të fluksit të udhëtarëve dhe kontrollet kufitare. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë inspektimit, në tetë muajt e parë të vitit janë regjistruar rreth 9.2 milionë hyrje turistike në Shqipëri. Vetëm në muajin gusht, numri i hyrjeve ka arritur në rreth 1.7 milionë, duke e bërë atë një nga periudhat me ngarkesën më të lartë në pikat kufitare.

Ministri Demo tha se rritja e numrit të vizitorëve kërkon një angazhim të shtuar të forcave të Policisë Kufitare, me synim ruajtjen e sigurisë dhe reduktimin e kohës së pritjes për udhëtarët. Një rol të rëndësishëm në përpunimin e pasagjerëve po luan edhe teknologjia. Sipas ministrit, më shumë se 3 milionë pasagjerë janë përpunuar përmes sistemit e-Gate, duke lehtësuar procedurat e kontrollit në kufi.

“Ne presim rritje të numrit të turistëve, që do të thotë më shumë fluks dhe punë për forcat e policisë”, deklaroi Demo, duke veçuar muajin gusht si një periudhë me ngarkesë të jashtëzakonshme.

Përtej menaxhimit të fluksit turistik, autoritetet thonë se kontrollet kufitare kanë vijuar edhe në funksion të parandalimit dhe goditjes së kriminalitetit ndërkufitar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, bëri të ditur se strukturat kufitare kanë evidentuar raste të ndryshme të krimeve ndërkufitare dhe kanë ndjekur procedurat për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave të përfshirë.

“Shërbimet kufitare nuk kanë lënë jashtë vëmendjes edhe goditjen e kriminalitetit dhe krimeve ndërkufitare”, u shpreh Hita.

Me rritjen e numrit të turistëve dhe të udhëtarëve që hyjnë në vend, autoritetet pritet të përballen me një ngarkesë të shtuar në pikat kufitare, ndërsa përdorimi i teknologjisë dhe forcimi i kontrolleve mbeten pjesë e strategjisë për menaxhimin e flukseve dhe garantimin e sigurisë, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Kosova e Kadaresë”, ekspozitë kushtuar trashëgimisë letrare të shkrimtarit të madh...

0
Prishtinë – Trashëgimia letrare dhe kulturore e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, ishte në qendër të një takimi të zhvilluar sot ndërmjet presidentes...