5.8 C
Zurich
Friday, December 12, 2025
spot_img
spot_img

Zvicra përballë vitit 2026

Duhet ti lexosh

Pasiguri në punësim, rikthim në zyrë dhe humbje besimi te udhëheqësit

Tregu i punës edhe në vitin 2026 pritet të mbetet i tensionuar. Raporti i fundit i Glassdoor tregon se kompanitë në SHBA – dhe me shumë gjasë edhe në Zvicër – po futen në një fazë të “mini-shkurtimeve”, ku vendet e punës reduktohen pjesë-pjesë gjatë vitit, në vend të valëve të mëdha të shkurtimit që u panë në vitin 2025. Krahas kësaj, marrëdhënia mes punonjësve dhe eprorëve po përkeqësohet, ndërsa rikthimi i punës në zyrë po bëhet sërish normë.

Humbja e besimit te udhëheqësit

Gjatë pandemisë, besimi i punonjësve tek drejtuesit ishte relativisht i lartë pasi kompanitë arritën të navigonin krizën me sukses. Sot situata është krejt tjetër. Në vlerësimet e tyre, punonjësit i përshkruajnë eprorët me terma si “të dyshimtë”, “me komunikim të dobët”, “të shkëputur” dhe “jo në harmoni me objektivat dhe kulturën e kompanisë”. Kjo ka shtuar pasigurinë mbi mënyrën se si menaxhmenti do të mbrojë interesat e stafit në një periudhë ndryshimesh të shpejta.

Shkurtimet e vazhdueshme

Viti 2025 shënoi një seri të pafund ndërmarrjesh që njoftonin reduktime të stafit – një trend që pritet të vazhdojë. Sipas raportit, kompanitë po zgjedhin strategjinë e shkurtimit të vogël, por të përsëritur, duke shmangur goditjet e mëdha njëherësh. Ky fenomen tashmë ka filluar të shihet edhe në Zvicër, transmeton 20min.ch

Rikthimi i ngadaltë, por i sigurt, në zyrë

Megjithëse puna në distancë dhe modelet hibride janë bërë pjesë e realitetit, presioni për rikthim në zyrë po rritet sërish. Udhëheqësit po i kushtojnë më shumë rëndësi pranisë fizike, edhe pse shumë punonjës i kundërshtojnë masat RTO (Return to Office). Edhe në Zvicër, ky trend është bërë i dukshëm gjatë vitit që po lëmë pas.

Ndikimi i kufizuar i inteligjencës artificiale

Pavarësisht zhurmës që krijon, inteligjenca artificiale ende nuk ka sjellë ndryshime madhore në vendet e punës. Sipas Glassdoor, profesionet me ekspozim të lartë ndaj KI-së kanë parë vetëm ulje të lehta në vlerësimet e punëdhënësve – ndryshim statistikisht i matshëm, por praktikisht i papërfillshëm. Edhe në Zvicër, këshillat e administrimit flasin për KI-në, por implementimi mbetet i ngadaltë.

Punëkërkuesit pranojnë atë që gjejnë

Me më pak vende të reja pune dhe rënie të mundësive për zgjedhje, punëkërkuesit janë të detyruar të jenë më pak kërkues. Ekonomistët, përfshirë KOF-drejtorin Jan-Egbert Sturm, flasin për një ftohje të dukshme të tregut të punës në Zvicër.

Rritje pagash për fillestarët

Ka edhe lajme pozitive: punonjësit me përvojë 0–4 vjet po shohin rritje të pagave reale, sidomos pranë kompanive amerikane. Megjithëse trendi nuk është aq i fortë në Evropë, ai mund të ndikojë gradualisht edhe tregjet e tjera, transmeton 20min.ch, përgatiti helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme