BallinaAtdheuBashkim Selimi u zgjodh kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë në Maqedoni

Bashkim Selimi u zgjodh kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë në Maqedoni

-

Bashkim Selimi u zgjodh unanimisht kryetar i Këshillit të Prokurorëve në Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kryetari i sapozgjedhur i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Bashkim Selimi, tha sot se “mbrojtja e të gjithë prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë” dhe transparenca do të jenë prioritetet e mandatit të tij.

Selimi u zgjodh kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publikë, pasi mori mbështetje unanime nga kolegët e tij, me propozimin e Zorica Pavloviq. Në deklaratën e tij të parë pas zgjedhjeve, Selimi trajtoi prioritetet e mandatit të tij, duke theksuar mbrojtjen e prokurorëve publikë dhe vendimmarrjen kolektive. Zgjedhja e Selimit vjen në ditën kur Qeveria miratoi propozimin për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit, Ljupço Kocevski.

“I falënderoj kolegët e mi për mbështetjen e tyre unanime, përparësia për mua është se kam qenë edhe zëvendës, vazhdimisht, dhe vendimet merren gjithmonë kolektivisht. Do të angazhohem që të gjithë prokurorët publikë në Republikën e Maqedonisë të jenë të mbrojtur në çdo kuptim”, deklaroi Kryetari i ri i Këshillit./BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...