8.9 C
Zurich
Friday, December 12, 2025
spot_img
spot_img

Ahmeti–Debevoise, riafirmohet partneriteti strategjik Kosovë-SHBA

Duhet ti lexosh

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim Zëvendësdrejtorin për Evropën Jugore dhe Qendrore (SCE) në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Lyn Debevoise.

Sipas njoftimit nga MPJD, gjatë takimit, zëvendësministri Ahmeti u njoftua me prioritetet e SCE për Kosovën dhe rajonin, ndërsa theksoi progresin e arritur dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushat e diplomacisë, ekonomisë dhe mbrojtjes.

“Ai gjithashtu informoi Debevoise për shqetësimet lidhur me veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, si dhe për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Në takim u vlerësua angazhimi i përbashkët për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se zëvendësministri Ahmeti dhe Zëvendësdrejtori Debevoise ripohuan se Kosova dhe SHBA-ja ndajnë prioritete të përbashkëta në forcimin e stabilitetit rajonal, promovimin e vlerave demokratike dhe thellimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, duke u mbështetur mbi miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve, transmeton rtk

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme