Këtë të shtunë, disa qytete të vendit kanë nisur zyrtarisht sezonin festiv të Vitit të Ri.
Në Tiranë, në sheshin “Skënderbej”, janë ndezur dritat e pemës, duke sjellë atmosferë festive për qytetarët dhe vizitorët.
Ndezja e dritave u shoqërua dhe nga zërat e qindra fëmijëve dhe të rinjve nga kori i shkollave të Tiranës, artistët e vegjël dhe grupet e baletit.
Ndërkohë, festimet vijuan edhe në Fier, Durrës, Shijak, Korçë, Gjirokastër dhe Elbasan ku qytetet u zbukuruan me drita dhe dekorime festive. Të pranishëm në sheshe ishin qindra qytetarë, të cilët shijuan këtë moment të bukur festiv, transmeton euronewsal.




