1.9 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

Arian Galdini në Parlamentin Europian: “Shqipëria meriton të përfaqësohet me dinjitet”

Duhet ti lexosh

Bruksel – Nga 1 deri më 8 dhjetor, Arian Galdini ndodhet në kryeqytetin europian, i ftuar në disa veprimtari dhe tryeza pune në Parlamentin Europian. Vizita e tij, siç thekson vetë Galdini, nuk është thjesht një udhëtim protokollar, por një tjetër hap në përpjekjen për ta sjellë zërin shqiptar aty ku merren vendime që prekin të tashmen dhe të ardhmen e kontinentit.

Sipas tij, kjo javë në Bruksel do të shërbejë si “një laborator idesh”, ku do të diskutohet mbi Europën, demokracinë, besimin dhe dinjitetin njerëzor. Galdini shprehet se do të ketë mundësinë të dëgjojë, të flasë dhe të ndajë me përfaqësues nga vende të ndryshme të BE-së pikëpamjet e tij mbi vlerat që duhet të udhëheqin politikën.

“Dinjiteti i njeriut është themeli i çdo politike të vërtetë. Familja, fëmijët, e drejta për t’u rritur në liri e përgjegjësi janë më të mëdha se çdo interes partie. Edhe një komb i vogël, kur ka zë të pastër, mund të sjellë dritë në zemër të institucioneve të mëdha”, – shprehet Galdini.

Ai thekson se në çdo takim do të mbajë me vete Shqipërinë si “flamur në zemër dhe zë të ndërgjegjes kombëtare”, duke e parë këtë ftesë si një amanet për të treguar se shqiptari i mirë është qytetar europian i denjë, i kulturuar dhe i përgjegjshëm.

Në fokus të mendimeve të tij mbeten të rinjtë, familjet shqiptare dhe mërgata, të cilët, siç thotë ai, “mbajnë dy adresa në një zemër”. Gjatë ditëve të qëndrimit në Bruksel, Galdini synon të ndajë me publikun momente, reflektime dhe rrëfime nga Parlamenti Europian, në mënyrë që kjo vizitë të mos mbetet thjesht një lajm, por një burim frymëzimi.

“Shqipëria meriton të përfaqësohet me qetësi, me mendim, me dinjitet. Këtë do të mundohem të sjell. Sa herë një shqiptar hyn në një sallë ndërkombëtare me zemër të pastër, aty hyn edhe një grimë shpresë për kombin tonë”, – përfundon Galdini, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme