1.8 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

KFOR e FSK testojnë qëndrueshmërinë dhe aftësitë taktike në garën ushtarake në Pejë

Duhet ti lexosh

Trupat shumëkombëshe të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it kanë marrë pjesë në “Konkursin Ushtarak të Ushtarit më të Mirë”, i zhvilluar në kampin “Villagio Italia” në Pejë.

Sipas njoftimit të misionit të NATO-s në Kosovë, eventi mblodhi pjesëtarë të KFOR-it nga vende të ndryshme për një garë intensive sportive-ushtarake, të krijuar për të testuar kufijtë fizikë, forcën mendore dhe koordinimin taktik.

Pjesëmarrësit iu nënshtruan një marshimi sfidues 15 kilometra me pajisje të plota luftimi, ndërsa për gjatë rrugës kaluan në disa prova:

vrapim dhe ushtrime fizike,

sfida qëndrueshmërie,

detyra taktike si hedhja e granatave,

skenarë CBRN (kimik, biologjik, radiologjik dhe bërthamor),

furnizim logjistik,

ngjitje dhe zbritje në terren të pjerrët,

kalim me tirol, si dhe prova qitjeje.

KFOR theksoi se performanca e ushtarëve tregoi vendosmëri, disiplinë dhe bashkëpunim të fortë ndërkombëtar — vlera që, sipas misionit, janë thelbësore për rolin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, transmeton telegrafi.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme