5 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë uron Pavarësinë e Shqipërisë

Duhet ti lexosh

Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE) ka përcjellë sot një mesazh urimi për Shqipërinë me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Në një postim në rrjetet sociale, SHAPE ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të vendit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, duke theksuar se kontributet e Shqipërisë në misionet dhe operacionet e NATO-s e bëjnë Aleancën më të fortë dhe më të gatshme për t’u mbrojtur nga çdo kërcënim.

Dita e Pavarësisë së aleatëve shqiptarë është një ditë që festohet edhe brenda Aleancës. Me vigjilencën dhe kontributet e tyre të vazhdueshme, NATO qëndron e fortë dhe e gatshme për t’u mbrojtur nga çdo gjë. Gëzuar për ty, Shqipëri!”, theksohet në urimin zyrtar.

Kjo ditë e shënuar përkujton shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912, kur Kuvendi Kombëtar i Vlorës, i udhëhequr nga Ismail Qemali, vulosi aspiratat shekullore të shqiptarëve për liri dhe shtet të pavarur.

Për shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, 28 Nëntori është një simbol i qëndresës, unitetit dhe identitetit kombëtar, që lidhet edhe me ngritjen e flamurit të Skënderbeut në Krujë më 1443.

Festimet e sotme për 113-vjetorin e Pavarësisë marrin një vlerë të veçantë, teksa Shqipëria shihet si një aleat i besueshëm dhe aktiv në strukturat euroatlantike, duke dëshmuar se rruga e nisur në Vlorë më 1912 vazhdon të mbajë gjallë idealin e një shteti modern dhe të integruar, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit