4.3 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Mesazhi i 28 Nëntorit nga Fadil Selmani-Kapiti: Thirrje për Vetëdijësim Kombëtar dhe Bashkim në të Ardhmen Euro-Atlantike”

Duhet ti lexosh

Në këtë 28 Nëntor, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Ushtrisë Kombëtare, një ndër lobistët më të njohur të çështjes së Medvegjës, z. Fadil Selmani-Kapiti, dërgon urimin dhe mesazhin e tij për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. I vendosur në Zvicër, ku jeton dhe vepron prej vitesh me familjen e tij, Selmani është i njohur për kontributin e pandalshëm kombëtar, humanitar dhe lobues në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në trevat e Medvegjës dhe më gjerë. Ai është biri i flamurtarit të ndjerë Liman Sellmani, figurë e respektuar nga Medvegja, trashëgimtar i një familjeje me traditë atdhetare të pashuar.

Në mesazhin e tij të shpërndarë përmes HelveticALforum, Selmani shpreh urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët në këtë ditë të shenjtë dhe thekson vlerën e pamasë historike të 28 Nëntorit.

Urime e Gëzuar Festa e 28 Nëntorit! Uroj që kjo datë e bekuar të na vetëdijësojë si kolektiv për ta nderuar e respektuar këtë ditë, e cila është kurorëzim i sakrificave të gjeneratave të tëra që na bëri neve shqiptarëve me dinjitet dhe identitet të plotë, me flamurin kombëtar, me shtetin amë Shqipërinë, dhe tashmë edhe me shtetin e dytë shqiptar në Gadishullin Ilirik – Kosovën, të cilat përbëjnë një thesar të artë”, thekson Selmani në urimin e tij.

Ai shpreh bindjen se rruga e nisur drejt integrimeve Euro-Atlantike tash e tri dekada e gjysmë do të mundësojë një të ardhme ku të gjitha trojet shqiptare të jenë të bashkuara në paqe, prosperitet dhe zhvillim.

Në këtë ditë të bekuar, shpreh bindjen e thellë se në një të ardhme të afërt, do t’i kemi të ribashkuara territoret tona – nga Medvegja deri te Arta – në proceset Euro-Atlantike, të cilat tashmë kanë filluar shumë vite më parë.

Në fund të mesazhit, Selmani përkulet me nderim të thellë para të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë dhe identitetin shqiptar, duke kujtuar se themelet e shtetësisë dhe flamurit që valvitet sot me krenari janë paguar me gjakun e dëshmorëve.

Me respektin më të lartë, përulem para Dëshmorëve të të gjitha kohërave të Kombit Shqiptar! Gjaku i tyre – Liria jonë!

Me shpirt Fadil Selmani-Kapiti, ky mesazh për Ditën e Flamurit vjen si një thirrje për unitet, vetëdijësim dhe vazhdimësi të përpjekjeve për ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtar shqiptar, kudo ku ai jeton.

Në këtë 28 Nëntor, mesazhi i Selmanit rezonon fuqishëm me idealet e atyre që ngritën flamurin në Vlorë në vitin 1912 dhe mbetet një ftesë për të gjithë shqiptarët që t’i qëndrojnë besnikë historisë, sakrificës dhe së ardhmes së përbashkët.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit