Nga Sherife Ejupi Zeqiri, Zvicër
Sot u shua një yllë i muzikës sonë, SHPAT KASAPI nga Tetova, një zë që solli gëzim dhe dritë nė çdo skenë.
Ikja e tij la një heshtje të rëndë,por kujtimi do të mbetet i gjallë në çdo zemër që e dëgjoi.
Vajza ime Eliza, që me kaq dashuri këndoi kėngën e tij “Valle Kosovare”do ta ruaj në zërin dhe shpirtin e saj një copëz të artit të tij. Sot Eliza morri lajmin e hidhur për Shpatin, më tha mami në çdo hap vallëzimi dhe në çdo varg që do të pëshpëris, do të jetoj një pjesë e bukur e Shpatit në zemrën time.
Artistët largohen trupërisht, por tingujt që lanë pas nuk harrohen kurrë.
Ata do të jetojnë në fëmijët tanë,në këngët që këndojmë e në kujtumet që na ngrohin zemrën.
Si sotë më kujtohen bisedat me ty Shpati, kur të pyeta mundet Eliza ta këndoj këngën tuaj “Valle Kosovare”mu përgjigje po me gjithë dëshir le ta këndoj dhe i uroj fat e suksese Elizës.
Zoti të mëshiroftė dhe të pastë në dritë.
Ngushëllime të sinqert për familjen e tij dhe për për të gjithë ata që e deshën dhe e vlerësuan.




