POSTIMET E FUNDIT

Lewandowski refuzon Fenerbahçen

Robert Lewandowski nuk do të largohet nga Barcelona në merkaton e janarit. Ylli polak ka hedhur poshtë ofertën e Fenerbahçes, që kishte tentuar ta bindte për një transferim të menjëhershëm. Për sulmuesin 35-vjeçar, prioritet mbetet respektimi i angazhimit aktual me Barcelonën, kontrata e së cilës skadon në qershor 2026.

Lewandowski synon të qëndrojë në Camp Nou deri në fund të sezonit, ndërsa vendimi për të ardhmen e tij do të merret gjatë verës, kur pritet të vlerësohen të gjitha opsionet në tryezë.

Milani mund të jetë një alternativë e rëndësishme në verë, pasi kuqezinjtë janë në kërkim të një emri të rëndësishëm me eksperiencë në fazën sulmuese, transmeton kjone.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB