5 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Llesh Nikolla – mjeshtri i madh dhe ikonë e skenës që pushton zemrat e diasporës shqiptare

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Arti i mirëfilltë vlerësohet edhe në diasporë – Llesh Nikolla, ikonë e skenës shqiptare, gjithmonë pritet me duartrokitje në Zvicër

Në mesin e figurave më të dashura të skenës shqiptare, regjisori dhe aktori i njohur Llesh Nikolla vazhdon të mbetet një shembull i gjallë i përkushtimit, pasionit dhe veprimtarisë artistike të palëkundur. Me një karrierë të jashtëzakonshme, ai ka arritur t’i japë artit shqiptar vepra me peshë, duke u shndërruar në një ikonë të pakontestueshme si në trojet shqiptare, ashtu edhe në mbarë diasporën.

Kontributi i tij i vazhdueshëm në art nuk është vetëm i njohur, por edhe thellësisht i vlerësuar nga bashkatdhetarët. Publiku shqiptar në Zvicër ka treguar një respekt të veçantë për punën dhe prezencën e tij artistike. Llesh Nikolla ka qenë dhe mbetet pjesë e disa programeve të organizuara nga SHKA “Dardania” në Winterthur, ku përformancat e tij janë pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Duartrokitjet e gjata dhe mirënjohja e publikut janë shpërblimi më i sinqertë për një artist që i është përkushtuar artit me zemër e shpirt. Aty ku fjala artistike, humori, mesazhi dhe profesionalizmi i tij ngrihen mbi skenë, publiku përgjigjet me respekt të thellë dhe vlerësim të vërtetë.

Për komunitetin shqiptar në mërgatë, Llesh Nikolla nuk është vetëm artist – ai është një urë lidhëse me kulturën e atdheut, një zë që ringjall nostalgjinë, identitetin dhe krenarinë kombëtare.

Në emër të të gjithë atyre që e ndjekin dhe e duan artin e tij, i urojmë shëndet, suksese dhe jetë të gjatë krijuese. Arti i mirëfilltë gjithmonë gjen vend, dhe figura si Llesh Nikolla e bëjnë këtë art të mbetet i pavdekshëm, kudo ku jeton dhe rrah zemra shqiptare.

HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit