BallinaKrijimtariNATA E PARË NË KURBET

NATA E PARË NË KURBET

-

Nga Ragip RAMAJ, Gjermani

kur mbrëmja po afrohej

ai arriti në kodrën e errët mbi qytet

dielli ia kishte kthyer shpinën

dritat e shtëpive që kishin filluar tek-tuk të ndriçonin

sikur ndeznin qirinjtë e kujtimeve

mes atyre rrugëve plot zhurmë vetmie

që kalonin ëndrrës së tij

sytë iu bënë dy copa hëne

në qiellin me re të shprishura shprese

nata e parë në këtë qytet

ia hapi gjithë kanalet e kujtimeve

nëpër të cilët do të kullohen oqeanet e vetmisë

vetëm kur e vuri kryet në jastëk

e kuptoi se gjumin e kishte harruar në lumin e syve të nënës

që gurgullonte mes brigjeve të braktisura dënesash

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

NË KUJTIM TË 116 VJETORIT TË LINDJES SHËN NËNË TEREZA

0
NËNË TEREZA NË FILATELINË SHQIPTARE Nga Hysen S. Dizdari Anges Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza, lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910...