-0.4 C
Zurich
Friday, November 21, 2025
spot_img
spot_img

Edhe një sukses i radhës nga afaristi dhe atdhetari Nijat Bajrami, CEO i “BajRon AG”

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Cyrih, 21 nëntor, 2025 – Afaristi i njohur dhe veprimtari Nijat Bajrami ka ndarë me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij lajmin e arritjes së një marrëveshjeje të re të rëndësishme për kompaninë që ai drejton, “BajRon AG”. Sipas tij, ky hap përfaqëson një tjetër sukses të arritur falë bashkëpunimit korrekt, respektimit të rregullave dhe vizionit të qartë drejt synimeve të përbashkëta.

Bajrami ka njoftuar se së bashku me vëllanë e tij ka finalizuar marrëveshjen e bashkëpunimit me kompaninë gjermane IN-TIME GU GmbH, një kompani e specializuar në fushën e kopshtarisë, rinovimeve, pastrimit të objekteve dhe ndërtimit civil. IN-TIME GU GmbH njihet për standarde të larta, punë cilësore dhe besueshmëri profesionale.

Ky partneritet bashkon dy kompani që ndajnë të njëjtat vlera – cilësi, korrektësi dhe shërbim të orientuar kah klienti. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, klientët e të dyja kompanive pritet të përfitojnë nga procese më efikase, shërbime të zgjeruara si dhe rritje e dukshme e vlerës në mbikëqyrje, mbështetje dhe punë infrastrukturore.

“Presim një bashkëpunim të suksesshëm, afatgjatë dhe të besueshëm,” thekson në deklaratën e tij Nijat Bajrami, CEO i “BajRon AG”.

Në vijim, pritet që partneriteti të sjellë zhvillime të reja dhe projekte të përbashkëta në tregun zviceran dhe atë europian. Vetëm me punë dhe përkushtim me plot sinqeritet, sukseset janë të garantuara, transmeton helveticALforum.ch.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit