-0.4 C
Zurich
Friday, November 21, 2025
spot_img
spot_img

Andermatt – Qyteti alpin zviceran ku bardhësia e borës takon pastërtinë e shpirtit

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Kështu dukej Andermatt-i në Zvicër në orën 17:30 të ditës së sotme 21 nëntor 2025: i mbuluar me një borë të bardhë si drita, me një qetësi që të depërton në shpirt dhe me një popullatë mikpritëse e plot ngrohtësi. Nuk ishte ftohtë, përkundrazi – ajri i pastër, i kristaltë, të jepte ndjesinë se po ecje diku mes tokës dhe qiellit.

Andermatt-i është një nga qytetet alpine më të veçanta të Zvicrës, një perlë historike e rrethuar nga malet e larta dhe shtigjet e pafundme që të ftojnë të zbulosh natyrën në çdo stinë. I vendosur në zemër të Alpeve, ky qytet ka ruajtur sharmin tradicional zviceran, ndërsa vitet e fundit është shndërruar edhe në një destinacion modern turistik që tërheq vizitorë gjatë gjithë vitit.

Dimri e vesh Andermatt-in me një mantel të argjendtë, duke e bërë parajsë për skiatorët dhe adhuruesit e sporteve dimërore. Ndërsa në verë, qyteti merr frymë mes livadheve të blerta, lumenjve të kthjellët dhe shtigjeve malore që të çojnë në panoramat më mbresëlënëse të Alpeve. Historia e tij e pasur, pozita strategjike dhe kultura vendase e kanë bërë Andermatt-in një pikëtakim të udhëtarëve nga e gjithë bota.

Fotografitë e kësaj mbrëmjeje magjepsëse na u dërguan posaçërisht për lexuesit tanë nga Prof. Dr. Xhavit Lipaj, një personalitet i njohur i shkencës në fushën e mjekësisë. Ai më ka dërguar personalisht fotot, duke na sjellë përmes tyre jo vetëm pamjen e bukur të qytetit, por edhe ndjesinë e qetësisë dhe pastërtisë që e karakterizon Andermatt-in – një vend ku natyra dhe njeriu bashkëjetojnë në harmoni të plotë. /HelveticALforum.ch

(Foto nga Prof.Dr.Xhavit LIPAJ)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit