-0.4 C
Zurich
Friday, November 21, 2025
spot_img
spot_img

Nedim Bajrami ishte më i shpejti në eliminatore me 34.18 km/h

Duhet ti lexosh

Kombëtarja shqiptare ka në përbërje disa lojtarë të shpejtë, të cilët mund ta ndihmojnë skuadrën në situata të caktuara me këtë aftësi që ua ka falur Zoti. Gjatë ndeshjeve eliminatore të Botërorit 2026, lojtari që regjistroi shpejtësinë më të madhe ishte Nedim Bajrami.

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në rrjetet sociale një renditje me 5 lojtarët më të shpejtë të kualifikuesve të fundit. Vendi i parë i takon Bajramit, me 34.18 km/h.

Pas Bajramit në këtë renditje vijnë tre lojtarë të tjerë të sulmit kuqezi dhe konkretisht Arbër Hoxha, Armando Broja dhe Myrto Uzuni, të tre me pak më shumë se 32 km/h.

“Përjashtim” në këtë renditje speciale bën Mario Mitaj, i cili është mbrojtës krahu.

Edhe ai nuk është prapa sulmuesve sa i takon shpejtësisë. Mitaj mungoi në ndeshjen e fundit me Anglinë, pasi ishte i ngarkuar me kartonë të verdhë dhe stafi teknik i kuqezinjve nuk rrezikoi, duke e ruajtur për sfidën e rëndësishme me Poloninë më 26 mars 2026, transmeton BS.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit