Të nderuar bashkatdhetarë,
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me Qytetin e Cyrihut – Zyrën për të Moshuarit (Fachstelle Zürich im Alter), njofton bashkatdhetarët se më 21 nëntor 2025 do të zhvillohet sesioni informues në gjuhën shqipe me temën:
“Regjistrimi për banesat komunale për të moshuarit (SAW)”
Gjatë sesionit do të prezantohet sistemi i ri i aplikimit dhe shpalljes publike të banesave komunale të dedikuara për të moshuarit, me qëllim që qytetarët tanë të kenë qasje të plotë dhe të barabartë në shërbimet komunale të Qytetit të Cyrihut.
Vendi:
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Eugen Huber-Strasse 19a, 8048 Zürich
Koha:
Hapja e dyerve: 15:00
Fillimi: 15:10
Përfundimi: 16:15
Aperitiv: 16:15
Pjesëmarrja është falas dhe pa nevojë për regjistrim paraprak.
Pas prezantimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të marrin konsultime individuale.
Ky aktivitet realizohet në bashkëpunim mes Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih dhe autoriteteve të Qytetit të Cyrihut, njofton Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, transmeton helveticALforum.ch.




