3.7 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Një kontribut i ri shkencor për historinë e pasluftës në Shqipëri

Duhet ti lexosh

Instituti i Historisë/ASHSH ka kënaqësinë të njoftojë publikimin e librit më të ri të prof. asoc. dr. Gjon Boriçit, me titull “Vendosja e regjimit komunist në Shqipëri (nëntor 1944 – dhjetor 1949)”. Ky studim i rëndësishëm i kushtohet një prej periudhave më përcaktuese të shtetit shqiptar – viteve të para pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore – kur u vendos dhe u konsolidua regjimi komunist në vend.

Bazuar në kërkime të thelluara në arkiva brenda dhe jashtë vendit, si edhe në një analizë të gjerë të literaturës kombëtare e ndërkombëtare, prof. Boriçi sjell një qasje të re dhe të argumentuar për rrethanat politike, shoqërore dhe institucionale që shoqëruan këtë proces. Një sërë dokumentesh dhe gjetjesh të trajtuara në libër publikohen për herë të parë, duke i ofruar studiuesve, pedagogëve, studentëve dhe publikut të gjerë një kontribut të vlefshëm në historiografinë shqiptare.

Instituti i Historisë/ASHSH përgëzon autorin për punën serioze dhe këmbëngulëse kërkimore, e cila pasuron ndjeshëm literaturën shkencore mbi periudhën e pasluftës dhe krijimin e një prej sistemeve politike që ka ndikuar thellësisht zhvillimet në Shqipërinë e shekullit XX, transmeton helveticALforum.ch.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit