BallinaDiasporaMë 11 tetor, Panairi i Librit Shqip në Amerikë mbledh autorë dhe...

Më 11 tetor, Panairi i Librit Shqip në Amerikë mbledh autorë dhe lexues në New Jersey

-

Të dielën, më 11 tetor 2026, Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga” në Riverdale, New Jersey, do të jetë nikoqire e Edicionit të Pestë të Panairit të Librit Shqip në Amerikë.

Aktiviteti, i organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, do të nisë në orën 11:00 dhe pritet të mbledhë së bashku autorë, botues, studiues dhe dashamirës të librit shqip nga komunitetet shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

Panairi synon të krijojë një hapësirë të veçantë për promovimin e letërsisë shqipe, prezantimin e botimeve të reja dhe takimin e drejtpërdrejtë mes krijuesve dhe lexuesve.

Organizatorët kanë shprehur mirënjohje për kryetarin e Qendrës Kulturore “Struga”, Sinan Alimi, si dhe për të gjithë anëtarët e qendrës, të cilët kanë vënë në dispozicion ambientet për zhvillimin e këtij aktiviteti kulturor.

Në kuadër të panairit do të ketë prezantime librash dhe bashkëbisedime me autorë, duke ofruar një mundësi për komunitetin shqiptar në Amerikë që të njihet nga afër me krijimtarinë dhe botimet më të reja në gjuhën shqipe.

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë u ka bërë thirrje autorëve dhe botuesve që të konfirmojnë pjesëmarrjen paraprakisht përmes faqes zyrtare të shoqatës në Facebook, në mënyrë që të sigurohet hapësira për secilin pjesëmarrës dhe botimet e tij.

Pas 25 vjetësh veprimtari, Panairi i Librit Shqip në Amerikë është shndërruar në një nga aktivitetet e rëndësishme të kalendarit kulturor të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

Muaji tetor, i cili tradicionalisht i kushtohet librit, do të shënohet kështu edhe përmes një takimi të veçantë të komunitetit me autorët dhe veprat e tyre.

Panairi do të mbahet më 11 tetor 2026, në orën 11:00, në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”, në Riverdale, New Jersey. Hyrja dhe parkimi janë falas.

Organizatorët ftojnë familjet shqiptare në Amerikë që t’i bashkohen kësaj feste të librit shqip dhe ta shënojnë 11 tetorin si një ditë kushtuar letërsisë, autorëve dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë, transmeton helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kush është Justina Shiroka-Pula?

0
Justina Shiroka-Pula është ekonomiste, profesoreshë universitare dhe ish-ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës. Në dhjetor 2025 u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave...